Site icon Telegrafi

Tifozët e Chelseat të dashuruar në Thomas Tuchelin, sidomos në deklaratën e fundit

Chelsea është sanksionuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkua dhe Roman Abramovich që është pronar i klubit nuk po i lejohet aktualisht shitja dhe të gjitha llogaritë bankare në vend i janë bllokuar.

Këto sanksione pothuajse e kanë paralizuar klubin nga Londra, mirëpo lojtarët duket se nuk janë të shpërqendruar.

Më i frymëzuar po duket të jetë Thomas Tuchel, që pas fitores 1-0 ndaj Newcastles në kuadër të javës së 28-të, ka bërë një deklaratë të bujshme.

Lexo po ashtu Njihuni me Antony Ressler - njeriun që dëshiron ta blejë Chelsean

U tha në media se Chelsea nuk do të ketë një aeroplan apo autobus për udhëtim, por trajneri i gjerman nuk mërzitet fare për këtë gjë, pasi ai thotë se do të vozitë makinën me shtatë ulëse për t’i dërguar lojtarët e tij në ndeshjen ndaj Lille në Ligën e Kampionëve.

“Informacioni im i fundit është se ne e kemi një aeroplan për të udhëtuar në Lille, nëse nuk e kemi shkojmë me tren, nëse jo atëherë me bus.  Nëse jo, atëherë unë voziti një veturë me shtatë ulëse”, deklaroi Tuchel.

Chelsea përballet me skuadrën franceze të mërkurën e javës që po vije, derisa takimin e parë e kanë fituar me rezultat 2-0. /Telegrafi/

Exit mobile version