Sky Sports e pyeti Antonio Conten, nëse Thibaut Courtois nuk luajti ndaj Manchester Unitedit sepse është lënduar në një reklamë për NBA, dhe mjaftoi kjo që tifozët e Chelseat të komentojnë këtë gjë të nervozuar në rrjetet sociale.
Tifozët e klubit londinez as nuk dëshirojnë të kuptojnë faktin se pjesë e botës së futbollit modern janë edhe marrëveshjet komerciale dhe reklamat.
E gjitha kjo pasi humbja ndaj Djajve të Kuq mund t’ua rrezikojë titullin, pasi Tottenhami është vetëm katër pikë larg.
Me Asmir Begovic në portë, siguria nuk ishte në nivel dhe tifozët janë shumë të nervozuar se si portieri i parë i tyre u lëndua në një gjë koti për ata.
Golat për Man Utd i shënuan Marcus Rashford dhe Ander Herrera. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=q78Fdhbg9hY