Ish-lojtari i Manchester United, Gary Neville, beson se mesfushori i Chelseat, Cole Palmer, nuk duhej të ishte aq miqësor me trajneri e Manchester Cityt, Pep Guardiola.
Pas ndeshjes së tyre në raundin e 22-të të Ligës Premier ku Man City fitoi 3-1, lojtari dhe trajenrin kishin një takim, ku të dy u panë të buzëqeshur.
“Palmer foli me Guardiolën në fushë pas ndeshjes dhe po i buzëqeshte”.
Cole Palmer and Pep Guardiola at fulltime 👀 pic.twitter.com/uOz4kabyEW
— ESPN FC (@ESPNFC) January 25, 2025
“Cole është një lojtar i jashtëzakonshëm, thjesht i mrekullueshëm, por tifozët e Chelseat nuk janë të lumtur t’ju shohin duke folur me trajnerin kundërshtar dhe duke buzëqeshur pas një ndeshjeje të humbur”.
“Nuk do ta kisha bërë këtë nëse do të kisha humbur 1-3 si mysafir. Dhe për fund, prisja më shumë nga Cole Palmer në pjesën e dytë”, ka thënë Neville. /Telegrafi/