Telegrafi

Tifozët e Chelseat dyshojnë se Dua Lipa është inspiruar nga Eden Hazard për performancën e saj me rrëshqitje me gju

Tifozët e ekipit të Chelseat janë të bindur se Dua Lipa është frymëzuar nga Eden Hazard pasi ajo “dëmtoi” gjunjët e saj gjatë performancës me rrëshqitje në mbrëmjen e “Grammy Awards 2024”.

Këngëtarja, e cila është një nga yjet më të mëdhenj të popit në industrinë muzikore, u fotografua duke rrëshqitur në gjunjë gjatë provave për performancën në fjalë, shkruan The Sun.

Ky gjestikulacion u pasua me një video ku Dua Lipa shfaqej duke rrëshqitur në gjunjë gjatë koncerteve. Më pas, në provat e mbrëmjes “Grammy Awards 2024”, të dyja këmbët e këngëtares u mbështollën me fasha dhe ajo tha me të qeshur përpara kamerës: “Gjunjtë e mi janë kaq të dëmtuar!”.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ai i cili gjithmonë i ka festuar golat duke rrëshqitur drejt shtyllave të këndeve, Hazard shënoi 110 gola në 352 ndeshje para se të transferohej te Real Madrid në vitin 2019 për 142 milionë funte (167 milionë euro).

Lexo po ashtu "I ka bërë rrush e kumbulla", "E ka një dërrasë mangu", Dua Lipa dhe Jimmy Kimmel shkaktojnë të qeshura me disa fjali të thëna në shqip

Shtypja e vazhdueshme mbi këmbët e tij duket se ka lënë pasoja kur ai në fund arriti një lëvizje të ëndërruar për te Reali.

Foto: Reuters

Hazard shënoi vetëm shtatë gola në 76 ndeshje gjatë katër sezoneve për shkak të lëndimeve para se të tërhiqej në tetor.

Tifozët e Chelseat nuk kanë mundur të ndihmojnë së krahasuari heroin e tyre me Dua Lipën dhe problemet e saj me gjunjët.

Foto: Getty Images

Njëri tha: “Ajo mendon se është Eden Hazard”, ndërsa një tjetër komentoi: “Të dua mbretëreshë, por kurrë nuk mund të jesh si ai (Hazard)”.

Edhe tifozë të tjerë të futbollit u përfshinë gjithashtu. Njëri vërejti: “Forma është e përkryer, Thierry Henry do të ishte i krenuar”.

Ndërsa një tjetër shtoi: “Më shumë rrëshqitje me gju se Darwin Nunez”. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/Instagram