Telegrafi

Tifozët e Chelseat brohorisnin “Ne po qëndrojmë në ligë” pas fitores 3-1 kundër Bournemouth

Chelsea ka pasur një sezon të tmerrshëm, me tifozët që panë dy trajnerë të shkarkuar, lojtarët që nuk performojnë mirë dhe klubi i tyre qëndron në gjysmën e fundit të tabelës për një periudhë të gjatë.

Por sot, Blutë ishin fitimtarë në stadiumin Vitality pasi mundën 3-1 Bournemouthin, me golat e Conor Gallagher, Benoit Badiashile dhe Joao Felix që kryesuan fitoren, duke qenë hera e parë që nga mesi i marsit ku Chelsea kishte shënuar më shumë se një gol në një lojë.

Rezultati do të thotë se Chelsea tani është matematikisht i sigurt nga rënia prej ligës, pasi memet dhe sugjerimet e këtij rezultati kishin qarkulluar në internet dhe nuk dukeshin plotësisht të pamundura.

Lexo po ashtu Chelsea siguron zyrtarisht qëndrimin në Ligën Premier me fitoren ndaj Bournemouthit

Reagimi ndaj fitores 3-1 të Chelseat ishte festiv nga tifozët udhëtues, derisa brohorisnin: “Ne po qëndrojmë në ligë, në po qëndrojmë në ligë”.

Tifozët e ngazëllyer të Chelseat po festonin gjithashtu fitoren e parë në 10 ndeshje, pasi ata kishin qenë gjithashtu në një seri prej gjashtë humbjesh në të gjitha garat para kësaj ndeshje.

Përfundimi më i keq i Chelseat në epokën e Ligës Premier është vendi i 14-të, dhe kjo ishte në sezonin 1993/94, shumë kohë përpara se klubi të kishte ndonjë periudhë të qëndrueshme suksesi dhe një dekadë përpara se Roman Abramovich të merrte drejtimin dhe të ndryshonte fatin e klubit londinez.

Është ende e mundur që Chelsea të përfundojë në vendin e 14-të, pasi ata janë vetëm tre pikë larg Bournemouth, i cili aktualisht zë atë vend në tabelë. /Telegrafi/