Telegrafi

Tifozët e Chelseat besojnë se Mount e ka regjistruar videon lamtumirëse muaj më parë

Mason Mount postoi një video lamtumirëse për tifozët e Chelseat në Instagram, por ata nxituan ta komentonin atë ndërsa ai fliste.

Mesfushori anglez u pa teksa mbërrinte në terrenin stërvitor të Manchester United në Carrington për të kryer testet mjekësore. Është e qartë të shihet se flokët e tij janë të errëta.

Në videon e publikuar, Mount është biond gjersa zhvillon fjalimin e tij lamtumirës.

Lexo po ashtu “E di që disa prej jush nuk do të jenë të kënaqur" - Mason Mount konfirmon largimin nga Chelsea

Tifozët e Chelseat në Twitter supozojnë me siguri se videoja është bërë nga ai muaj më parë pasi ai nuk mund të kishte ndryshuar modelin e flokëve në 24 orë.

“Ajo video e Mount duhet të ketë qenë në arkiv për rreth 7 muaj. Si e ka ndryshuar ngjyrën e flokëve kaq shpejt”, ka komentuar një tifoz i Chelseat.

“Mason Mount në Carrington vs Mason Mount në videon lamtumirëse për tifozët e Chelsea. Ka qenë në arkivën e tij për javë të tëra”, ka komentuar një tjetër tifoz. /Telegrafi/