Site icon Telegrafi

Tifozët e Cagliarit vazhdojnë me fyerje raciste – tani viktimë ishte Lukaku

Romelu Lukaku ishte caku kryesor i tifozëve të Cagliarit gjatë përballjes me Interin në kuadër të javës së dytë në Serie A.

Nerazzurët fituan 2-1 në fund me golin e shënuar nga sulmuesi belg prej pikës së bardhë, por më pas filluan problemet për të.

Tifozët e Cagliarit filluan të bënin kore raciste ndaj Lukakutu shkaku i rikthimit të epërsisë për Interin.

Ashtu si një profesionist, belgu e ka mbajtur qetësinë e tij dhe nuk u konfrontua me tifozët e vendasve, mirëpo ata do të dënohen nga Federata e Futbollit të Italisë.

Lexo po ashtu Lukaku: Diçka e madhe po vjen te Interi

Kjo nuk është hera e parë që tifozët e Cagliarit bëjnë një gjë të tillë, pasi edhe në sezonin e kaluar të njëjtën gjë e kanë bërë edhe ndaj Moise Kean gjatë kohës së tij te Juventusi.

Pas një viti, probleme të njëjta kishte edhe për Blaise Mautidin dhe Sulley Muntarin, ndërsa në vitin 2010 edhe Samuel Eto’o ishte fyer në baza raciste. /Telegrafi/

https://twitter.com/Guaje18__/status/1168343279412269056

Exit mobile version