Telegrafi

Tifozët e Besiktasit lënë anash hasmërinë shumë vjeçare, i ofrojnë ndihmë në mënyra të ndryshme tifozëve të Bursasporit

Në afërsi të stadiumit Vodafone Arena të Besiktasit, ka ndodhur një shpërthim.

Me këtë rast janë lënduar dhjetëra persona, por ende nuk është raportuar për të vdekur.

Si pasojë e kësaj mediat në Turqi raportojnë se tifozët e Besiktasit kanë ftuar fansat e Bursasporit të bëjnë gjumë në shtëpitë e tyre.

E gjithë kjo ka ndodhur pas një periudhë shumë vjeçare të hasmërisë mes tifozëve mes dyja klubeve.

Kjo ka bërë që edhe skuadra e Besiktasit të kontribuoj me mjete financiare pas këtij veprimi të tifozëve të tyre.

Vlen të theksohet se Besiktasi triumfoi me rezultat 2:1. /Telegrafi/