Në afërsi të stadiumit Vodafone Arena të Besiktasit, ka ndodhur një shpërthim.
Me këtë rast janë lënduar dhjetëra persona, por ende nuk është raportuar për të vdekur.
Si pasojë e kësaj mediat në Turqi raportojnë se tifozët e Besiktasit kanë ftuar fansat e Bursasporit të bëjnë gjumë në shtëpitë e tyre.
E gjithë kjo ka ndodhur pas një periudhë shumë vjeçare të hasmërisë mes tifozëve mes dyja klubeve.
Kjo ka bërë që edhe skuadra e Besiktasit të kontribuoj me mjete financiare pas këtij veprimi të tifozëve të tyre.
Vlen të theksohet se Besiktasi triumfoi me rezultat 2:1. /Telegrafi/