Site icon Telegrafi

Tifozët e Besiktasit janë të ‘çmendur’, me zhurmën e tyre të madhe larguan Wernerin nga loja pas 32 minutash (Foto/Video)

Sulmuesi i Leipzig, Timo Werner, ka kërkuar zëvendësimin në ndeshje me Besiktsin pasi që nuk mund të luante nga zhurma e madhe që e bënin fansat e klubit turk. 

Lojtari nuk mundi ta gjejë vetën në Vodafone Arena dhe u desh të zëvendësohet pas 32 minutave.

Werner ka provuar që t’i bllokojë veshët me duar për ta zvogëluar zhurmën, por nuk arriti ta bëjë këtë përballë atmosferës armiqësore të turqve. Atij iu desh të zëvendësohet shkaku i ‘problemeve me dëgjimin’ siç thotë klubi.

https://twitter.com/TheManUtdWay/status/912801261627592704

Leipzig humbi 2-0 nga Besiktasi dhe turqit mbesin të pamposhtur në grup.

Besiktas nuk ka humbu në shtëpi në 10 ndeshjet e fundit në Evropë, por kurrë nuk ka radhitur të fitojë përballë një skuadre gjermane dhe kjo ishte hera e parë.

Provoi të luajë edhe me pambuk në vesh

Trajneri i Leipzig, Ralph Hasenhuttl, ka thënë se është e pamundur të luhet në një atmosferë si kjo.

“Është e pamundur të përgatitësh ekipin tënd për një atmosferë të tillë. Ka pasur një zhurmë shurdhuese dhe në fillim të lojës ne ishim pak të prekur”.

“Ne nuk ishim të mirë në 20 minutat e parë, por ky ishte një mësim për të gjithë ne. E pash se në kë mund të llogarisë në kohë të tilla”.

Gjatë ndeshjes u ndal edhe rryma për disa minuta, por kjo nuk i ndihmoi lojtarët e Leipzig që të qetësohen.

Ryan Babel dhe Talisca, shënona golat e fitores së madhe të turqve. /Telegrafi/

Exit mobile version