Telegrafi

Tifozët e Barçës treguan në fund të takimit se si skuadra duhet të përkrahet si në fitore ashtu edhe në humbje (Video)

Ndeshja e dytë në çerekfinale mes Barcelonës dhe Juventusit përfundoi me rezultat 0-0 dhe kështu Zonja e Vjetër u kualifikua në gjysmëfinale.

Në fund të takimit u pa një përkrahje e madhe nga tifozët e klubit spanjoll, të cilët filluan brohoritet dhe valëvimet e flamujve në përkrahje të skuadrës, edhe pse ata ishin eliminuar.

https://twitter.com/achilles1031/status/854811896536608768

Një pjesë e tyre vazhduan edhe disa minuta pas përfundimit të takimit, duke treguar se skuadra duhet të përkrahet si në fitore ashtu edhe në humbje.

Kjo gjë u komentua edhe nga Gerard Pique pas ndeshjes, spanjolli i falënderoi ata dhe tha se kështu nuk e kishte parë Camp Noun asnjëherë më parë.

Dorën në zemër, një gjë të tillë e shohim rrallë në stadiumet evropiane, shumë rrallë. /Telegrafi/