Tifozët e Barcelonës kanë reaguar negativisht për paraqitjen e sulmuesit Martin Braithwaite.
Gjatë njoftimit të skuadrës para ndeshjes për kupën “Joan Gamper” me Pumas, tifozët e kanë pritur me fishkëllimë paraqitjen e danezit.
Më herët u raportua se Blaugranët synojnë të shesin ose të ndërpresin kontratën me lojtarin, por ai refuzon të largohet.
Braithwaite dëshiron t’i dëshmojë Xabit se sa vlenë, mirpo Joan Laporta tashmë i ka bërë me dije se duhet të gjejë një klub të ri.
Lojtari danez kërkon dëmshpërblim për ta shkëputur kontratën, por Barcelona e kërkon largimin e tij me mirëkuptim.
Lojtari mbetet i palëkundur në vendimin e tij se nuk do të largohet nga “Camp Nou”, derisa të ndodhë ndonjëra prej dy gjërave. /Telegrafi/