Site icon Telegrafi

Tifozët e Barcelonës tubohen afër Camp Nou, kërkojnë qëndrimin e Messit

Shumë tifozë raportohet se janë mbledhur në afërsi të “Camp Nou” për të protestuar, pasi Lionel Messi ka kërkuar të largohet nga Barcelona.

Tifozët kërkojnë që Messi të qëndrojë në Barcelonë, derisa kanë kërkuar largimin e drejtuesve të klubit.

Tifozët kanë brohoritur “Messi qëndro”, derisa kishte edhe zëra të tjerë që kërkonin dorëheqjen e presidentit të klubit Josep Maria Bartomeu.

 

Kërkesa e Messit për largimit ka bërë që të ketë reagime të shumta nga bota e futbollit.

Ka qenë ish-kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, ai që i ka uruar fat Messit. /Telegrafi/

Exit mobile version