Disa tifozë të Barcelonës kanë sugjeruar që Kylian Mbappe dhe Vinicius nuk do të mund të luanin së bashku pasi të dyve u pëlqen të luajnë në të majtë.
Epo, më në fund arritëm t’i shohim ata të luajnë së bashku për herë të parë në finalen e Superkupës së UEFA-s.
Në videon më poshtë, shpjegohet se si kanë luajtur dyshja në ndeshjen e tyre të parë dhe nëse tifozët e Barcelonës kishin të drejtë.
Por, duket se mbështetësit e Blaugranasve i kanë thënë fjalët si njëlloj zemërimi, për shkak se tani sulmi i Real Madridit përmban lojtarët më të shpejtë.
Natyrisht se do të jetë sfidë për Barcelonën të konkurrojë me një ekip të fuqishëm që ka tani Real Madridi.
Madje, Barcelona po kalon ende nëpër një krizë financiare dhe nuk po mund t’i regjistrojë disa nga lojtarët dhe transferimet e reja. /Telegrafi/