Antoine Griezmann ka shqetësuar tifozët e Barcelonës me deklaratën e tij të fundit ku ka bërë të ditur se ai nuk di se si të dribloj.
Në një event të Pumas, ylli francez ka thënë se ai mund të ndikoj në një ndeshje në një mënyrë tjetër, por jo me driblime.
Griezmann u transferua te Blaugranasit nga Atletico Madridi në këtë verë për 120 milionë euro, por që deri më tani ka dështuar të tregojë vetën.
“Unë nuk di se si të dribloj, më pëlqen të bëj një ose dy prekje, me ritmin … Më pëlqen që topi të dalë në pozitë të mirë dhe të gjuaj në gol”, ka thënë francezi.
Fituesi i Kupës së Botës deri më tani ka shënuar katër gola në 15 paraqitje te kampioni i La Liga-së, por ende nuk ka arritur ta gjejë formën e mirë që e kishte te Los Cholchoneros.
Shumë tifozë ishin pesimist se Griezmann do të përshtatej me Luis Suarezin dhe Lionel Messin, por që tani këto gjëra duket se po vërtetohen. /Telegrafi/