Ish-lojtari i Arsenalit, Jack Wilshere ka pushtuar internetin me një deklaratë të bërë së fundmi.
Ai është pyetur nga fansat për takimin kundër Barcelonës në vitin 2011 në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe për përballjen me Xavin, Andres Iniestan dhe Sergio Busquetsin.
“Nuk mund të mësoja aq shumë, të gjithë përfunduan në xhepin tim”, kishte reaguar anglezi.
Shumë tifozë të Barcelonës kishin reaguar në ato fjalë të Wilshere, pasi i thanë se ai mund të mësonte nga më të mirët e historisë.
Pasi shihej si njëri ndër mesfushorët më të mirë në futboll, karriera e tij te Arsenali filloi një rënie drastike.
Ai është tani 29-vjeçar dhe sapo ka kaluar te Bournemouthi që luan në Championship. /Telegrafi/