Presidenti i klubit mbretëror është gati për çmendurinë e shekullit ndoshta, pasi ofron për yllin e Barcelonës, hiq më pak se 205 milionë euro, nëse merren parasysh pagat e lojtarit për pesë vite.
Perez ka biseduar edhe me babanë e Neymar gjatë ceremonisë së ‘Topit të Artë’.
Ky lajm ka bërë xhiron e botës, ndërsa tifozët e Barcelonës gjatë ndeshjes së kthimit çerekfinale në Kupën e Mbretit ndaj Bilbaos, kanë dhënë një porosi pikërisht për njeriun e parë të Real Madridit.
“Neymar nuk është si Luis Figo”, duke i kujtuar transferimin e bujshëm atëbotë të ish yllit portugez nga Barcelona te Real Madridi.
Me gjithë fjalët Neymar pritet të vazhdojë kontratën me Barcelonën. /Telegrafi/