Barcelona ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-0 ndaj Chelseat duke kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Por tifozët e Barcelonës kah fundi i ndeshjes iu vërsulën Alvaro Moratas, duke e ofenduar disa herë.
Ata e quanin: “Madrilen bir k*rve”.
Ishte edhe një tjetër mbrëmje frustuese për ish-sulmuesin e Real Madridit, pasi ai përsëri në stol nga Antonio Conte dhe u fut vetëm në 30 minutat e fundit të ndeshje.
Tifozët e Barcelonës e ofenduan disa herë, ndërsa edhe ai ua ktheu duke i prekur me dorë organet gjenitale.
Kamerat e kanë zënë këtë gjest ku ai i kapte organet e tij gjenitale ndërsa mund të dënohet për këtë.
Morata ka luajtur te Real Madridi disa sezone, ku ka fituar gjithçka. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=YfP-WTS_87U&feature=youtu.be&a