Tifozët e Barcelonës janë aq të fiksuar me Real Madridin sa që kanë filluar ta mbështesnin Bayernin para ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që do të luhet sot (e martë) me fillim nga ora 21:00.
Sidoqoftë, tifozët e Bayernit dhe Real Madridit që ishin duke udhëtuar së bashku në një tren para fillimit të ndeshjes, filluan të këndojnë këngë me fjalor ofendues për Barcelonën.
“P*ta Barca, P*ta Barca, P*ta Barca”, ishin fjalët e këngës që tifozeritë e të dyja ekipeve po e këndonin njëzëri.
⚽️ ??? ????????? ??? ???? ?????? ? ??????, ??́? ?????????? ??? ?????: “?*** ????̧?, ?*** ????̧?, ??, ??”
? Imágenes de @IvanMartinCu pic.twitter.com/ycHfFyKBIf
— okdiario.com (@okdiario) April 30, 2024
Barcelona ka një histori të hidhur ndaj të dyja ekipeve sa i përket ndeshjeve direkte, teksa kujtojmë që në Ligën e Kampionëve gjiganti gjerman gjithmonë ka qenë një arrë e fortë për blaugranasit.
Kujtojmë që Barcelona u eliminua në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi pësuan humbje me rezultat 4-1 në shtëpi ndaj PSG-së./Telegrafi/