Site icon Telegrafi

Tifozët e Atleticos i hodhën Courtoisit lodra në formë minjsh gjatë derbit të Madridit

Foto: MARCA

Ashtu siç edhe pritej, rikthimi i Thibaut Courtois në Spanjë në derbin e Madridit nuk do të ishte aspak i mirë për belgun.

Kjo ishte paraqitja e parë për atë në Wanda Metropolitano që kur u largua te Chelsea, dhe tifozët e Atletico Madridit ende nuk e kanë falur për tradhtinë.

Ata e gjuajtën gjatë gjithë ndeshjes me lodra në formë minjsh dhe e fishkëllyen duke i treguar se e konsiderojnë tradhtar.

https://twitter.com/foromdm0/status/1094264239269793792

Por, nuk munguan edhe provokimet nga 26-vjeçari, i cili festoi në të gjithë golat në fitoren 1-3 të Real Madridit. “Ne nuk të falim”, ishte një nga koret e tifozëve vendas drejt tani yllit të Realit.

Kjo nuk ishte e gjitha, jashtë stadiumit Wanda Metropolitano lojtarët më të sukseshëm të klubit kanë pllakta të vendosur në tokë, ajo e belgut ishte e mbushur me lodra minjsh, kanaçe të birrave dhe disa mbeturina.

Courtois iu bashkua Los Blancos gjatë verës së 2018 për 38.8 milionë euro, ku nënshkroi kontratë gjashtë vjeçare.

Ai ishte pjesë e Atleticos për tre sezone ku fitoi La Ligan, Kupën e Mbretit, Ligën e Evropës, Superkupën e Evropës. /Telegrafi/

Exit mobile version