Telegrafi

Tifozët e Arsenalit të dashuruar me britmat trefjalëshe të Martinellit gjatë festimeve të çmendura

(Foto: Rex)

Tifozët e Arsenalit e duan akoma më shumë Gabriel Martinellin, pasi kamerat e kanë kapur heroin e tyre duke bërtitur me tri fjalë pas fitores ndaj Aston Villa.

Anësori ishte në mesin e golashënuesve në fitoren me rikthim prej 4-2 në Ligën Premier duke realizuar në minutat shtesë.

Dhe disa tifozë të Arsenalit i kanë shikuar pafundësisht përsëritjet e britmave të yllit brazilian, veçanërisht pasi ai vet e ka publikuar në rrjetet sociale me një simbol zemre.

Fitorja e Topçinjve i vendosi sërish në krye, dy pikë më shumë se Manchester City, plus me një lojë më pak të zhvilluar.

Lexo po ashtu Nuk përmbahet më, tani Mikel Arteta ka filluar të tallet edhe me lëvizjet e gjyqtarëve

Ndërsa Martinelli është bërë hit i rrjeteve sociale për mënyrën se si kapi fanellën e tij dhe bërtiti: “Ky është Arsenali!”.

Ky reagim i 21-vjeçarit ka ardhur në muajin kur nënshkroi kontratën e re, ndërsa tifozët shpresojnë që shembullin e tij ta ndjekin edhe dy 21-vjeçarët tjerë, Bukayo Saka dhe William Saliba. /Telegrafi/