Site icon Telegrafi

Tifozët e Arsenalit shpërndajnë lajme të rreme se Hazard dhe Kante janë nga Armenia

Një lëvizje e mirë e tifozëve të Arsenalit, por yjet e Chelseast, Eden Hazard dhe N’Golo Kante nuk janë nga Armenia.

Tifozët e Topçinjve kanë filluar të shpërndajnë një shaka në cilësinë e një lajmi të rremë se belgu dhe francezi i skuadrës rivale janë nga Armenia, në mënyrë që mos ta lejojnë udhëtimin e tyre për në finalen e Ligës së Evropës në Baku.

Henrikh Mkhitaryan nuk do të luajë në garën e dytë për nga rëndësia në Evropë për klube, shkaku i raporteve të acaruar të Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Tifozët e Arsenalit do të jenë pa anësorin 30-vjeçar në finalen e Ligës së Evropës, andaj kanë filluar të lëshojnë lajme të rreme në lidhje me prejardhjen e Hazardit dhe Kantes.

“Gjëja më e pikëlluar është se Armenia është një vend i mrekullueshëm. Isha njëherë për pushime atje, e takova Eden Hazardin dhe N’Golo Kanten, që kishin shkuar për vizitë tek gjyshërit e tyre”, ka shkruar një tifoz i Arsenalit në Twitter.

“Dëgjova që Kepa e ka bërë testin e ADN-së dhe rezultati ishte që 62% është Armen”, ka shkruar një tjetër.

Lexo po ashtu Aubameyang i premton Mkhitaryanit trofeun e Ligës së Evropës

“Hazard është nga Armenia nga ana e nënës së tij”, kanë vazhduar me këso postime në Twitter tifozët e Topçinjve. /Telegrafi/

Exit mobile version