Site icon Telegrafi

Tifozët e Arsenalit nisin peticion për shkarkimin e kreut të klubit

Mbështetësit e Arsenalit vazhdojnë të shprehin kundërshtimet e tyre ndaj krerëve të klubit, edhe atë përmes peticioneve.

Kësaj radhe, tifozët kanë nisur një fushatë për largimin e aksionarit kryesor, Stan Kroenke.

Peticioni mban titullin: “Ta ndalim Stan Kroenken nga shkatërrimi i klubit të Arsenalit!”.

Aktualisht (kur po e postojmë artikullin), 4.787 tifozë e kanë nënshkruar peticionin në faqen change.org.

Këto janë pikat kryesore të këtij peticioni:

  1. Ta ndalim Stan Kroenken nga shkatërrimi i Arsenalit
  2. Ulje të çmimit të biletave
  3. Paratë të shpenzohen për lojtarët e klasit botëror
  4. Fitimi i titullit të Ligës Premier
  5. T’ia sigurojmë Arsenalit një pronar që e do klubin

 

/Telegrafi/

Exit mobile version