Telegrafi

Tifozët e Al-Nassr e mahnitën Ronaldon me një koreografi spektakolare

Al-Nassr fitoi ndaj Damac me rezultat 2-1, ndërsa ndeshja u shënua nga një koreografi spektakolare e tifozëve vendas për nder të Cristiano Ronaldos.

Kur lojtarët hynë në fushë, tifozët paraqitën një koreografi spektakolare ku shkruhej “GOAT” (Më i Madhi i të Gjithë Kohëve), dhe aty ishte imazhi i Ronaldos dhe numri shtatë, që është marka e tij.

Duke gjykuar nga shprehja e fytyrës së tij, Ronaldo u gëzua dhe ia shpërbleu fansat në mënyrën më të mirë të mundshme.

Mysafirët kaluan në epërsi në pjesën e parë, ndërsa Al-Nassr u kthye në lojë më vonë me golat e Anderson Talisca në minutën e 52-të dhe Ronaldo në minutën e 56-të nga gjuajtja e lirë.

Golki i Ronaldos ishte spektakolar dhe si falënderim për koreografin fantastike të tifozëve të Al Nassr.

Kjo koreografi në Riad po bënë xhiron e botës, ndërsa Al-Nassr me këtë fitore mbetet në vendin e tretë me 23 pikë. /Telegrafi/