Telegrafi

Tifozet atraktive të evropianit vënë në siklet edhe trajnerin Ze Maria

Ato morën famë botërore gjatë Euro 2016, teksa Irid Oksa dhe Rike Roci po ndiqnin një ndeshje të kombëtares shqiptare në Francë.

Por, mbrëmjen e së hënës ato kanë qenë të ftuarat speciale në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel.

Por, gjatë emisionit, ato kanë vënë në siklet trajnerin brazilian të Tiranës, Ze Maria.

Irid Oksa pyeti Ze Marian se çfarë mendimi ka ai për vajzat shqiptare, ndërsa përgjigjja e trajnerit ishte: “Nuk di çfarë të them”.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Rike Roçit që iu kthye shoqes së saj: “Çfarë mendimi të japë Ze Maria? Ai është i martuar”, ndërsa më pas iu drejtua Ze Marias: “Të vendosëm pak në siklet më duket”.

Rike Roci dhe Irid Oxa janë prej femrave më seksi që tërhoqën vëmendjen, por nuk folën për jetën private.

Rike po qëndron në Shqipëri për spektaklin “Dancing with the Stars”. /TCH/