Site icon Telegrafi

Tifozë shqiptarë nga të gjitha anët kanë vërshuar Plzenin – kanë bërë mijëra kilometra, por nuk mund të sigurojnë biletë

Qyteti çek, Plzen, aty ku do të luajë Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Çekisë, është mbushur me tifozë shqiptarë nga gjithë bota.

Tifozë shqiptarët nga Zvicra, Gjermania, Finlanda, Holanda, Anglia dhe të gjitha vendet kanë udhëtuar drejt Republikës Çeke.

I vetmi qëllim nga ta është për ta përcjellë ndeshjen e rëndësishme të Kosovës dhe për ta mbështetur skuadrën tonë në Plzen.

Lexo po ashtu Linku ku mund të ndiqni LIVE çdo informatë nga ndeshja Çeki-Kosovë

Shumë prej tyre nuk kanë arritur të sigurojnë bileta për ndeshjen dhe janë të etur për t’i siguruar ata.

Në bisedë e sipër të gazetarëve të Telegrafit me ta, ata tregojnë se janë në gjendje të paguajnë shuma të mëdha për të hyrë në stadium.

Ata thonë se janë në gjende të paguajnë deri në 500 euro dhe t’i blejnë biletat edhe në të “zezën” vetëm ta shohin nga afër Kosovën.

Lexo po ashtu Tifozi i veçantë çek i Kosovës - Martin Sneberk mban album me fotografitë e lojtarëve Dardanë dhe mbledh autografe

Dibran Krasniqi dhe Gadaf Bugaqku, të dy nga Zurichu janë vetëm dy nga qindra shqiptarë që kanë udhëtuar mijëra kilometra për ta parë Kosovën dhe kanë mbetur të zhgënjyer pasi nuk mund ta sigurojnë një biletë.

Megjithatë, këta dy dhe shumë të tjerë tregojnë se do të mbesim deri pas ndeshjes në Plzen për të përkrahur ekipin e Kosovës. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version