Telegrafi

Tifoze e zjarrtë e Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Medina Surdulli me sindromën Down ka një thirrje pë FFK-në

Ata janë pjesa më e dashur e shoqërisë kjo për shkak sepse përveç shumë gjërave të tjera që dinë të bëjnë ata dinë të falin edhe shumë dashuri. Por padyshim që dëshirat dhe ëndrrat nuk mungojë as tek personat e prekur me sindromën Down.

Medina Surdulli anëtare në shoqatën Down Syndrome Kosova është një adhuruese e sportit e sidomos e Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Si një tifoze e Përfaqësueses së Kosovës , Medina pati një kërkesë drejtuar Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Ju bëjë thirrje Federatës së Futbollit të Kosovës, që t’i shpërndajnë biletat falas edhe për organizatën tonë”, tha ajo.

 

Përveç kësaj Medina rrëfeu që asaj i pëlqejnë shumë sportet dhe lexon shumë për sporte të ndryshme, në faqen e rrjeteve sociale  në Telegraf.

“Më pëlqen në rrjetet sociale në Telegraf më pëlqen më së shumti me lexu për sportet e ndryshme. E mua më pëlqen vetëm Kosova”, u shpreh Medina./Telegrafi/