“Tifozat Kuq e Zi” kanë vendosur që të bojkotojnë Kombëtaren.
Nëpërmjet një deklarate mbështetësit e zjarrtë njoftonin që do ta përkrahnin përfaqësuesen vetëm në ndeshjet jashtë Shqipërisë.
Sot ata kanë postuar në faqen zyrtare në Instagram disa foto nga mbrëmja e ndeshjes kundër Izraelit, ku spikat një me simbolet Kombëtare të hedhura në tokë.
Në foto duket edhe një moment ku policia e shtetit ndaloi disa fanella dhe shalle me simbolet shqiptare që të futeshin brenda në stadium.
TKZ kanë postuar edhe disa foto që demostrojnë ndryshimet e mëdha mes organizimeve në Shqipëri dhe sfidave të luajtura jashtë.