Telegrafi

Tifozat Kuq e Zi pohojnë se janë përballur me represion psikologjik nga autoritetet për të hequr dorë nga thirrja për bojkotimin e Bregovicit

(Foto: Facebook/Instagram)

Tifozat Kuq e Zi thonë se janë përballur me represion psikologjik të jashtëzakonshëm nga ana e autoriteteve policore në shumicën e qyteteve të Shqipërisë dhe se dhjetëra përfaqësues dhe anëtarë të tyre janë shoqëruar nëpër komisariate duke ushtruar dhunë psikologjike, me kërkesën për heqje dorë nga thirrja për bojkotimin e këngëtarit serb, Goran Bregovic, në festivalin e birrës në Korçë.

Pjesëmarrja e artist serb në ‘Festën e Birrës’ në Korçë ka nxitur reagime të shumta duke nxitur tërheqjen e yjeve nga Kosova, ndërsa Tifozat Kuq e Zi janë në mesin e atyre që kanë bërë thirrje për bojkotimin e tij.

“Dje dhe sot jemi përballur me një represion psikologjik të jashtëzakonshëm nga ana e autoriteteve policore në shumicën e qyteteve të Shqipërisë administrative”.

“Dhjetëra përfaqësues e anëtarë tanë, janë shoqëruar nëpër komisariate duke ushtruar dhunë psikologjike, me kërkesën për heqje dorë nga thirrja jonë për bojkotimin e këngëtarit serb në festivalin e birrës në Korçë”.

Lexo po ashtu Reagojnë Tifozat Kuq e Zi - japin paralajmërimin fundit: Tërhiqeni Bregoviqin, në mënyrë që festivali të mos përfundojë ashtu siç nuk duhet

Nuk na frikësoni! Nuk zmbrapsemi! Shqipëria jonë është më e madhe se ato kilometra që administron Ministria e Brendshme. Tërhiqeni ftesën për Bregoviçin!”, thuhet në postimin e Tifozave Kuq e Zi, të cilit ia kanë bashkëngjitur hashtagun ‘bojkotoBregovicin’. /Telegrafi/