Telegrafi

Tierney shkoi të sqarohej me Aliovskin për kartonin e kuq të Pepes – ndërhyri Xhaka

Granit Xhaka ka ndaluar bashkëlojtarin e tij te Arsenali, Kieran Tierneyn që të përleshet me Ezgjan Aliovskin.

The Gunners barazuan pa gola në udhëtim me Leeds United në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier.

Por, kur ishte minuta e 50-të, Aliovski dhe Nicolas Pepe kishin një konfrontim, me këtë të fundit më pas që e goditi me kokë.

Lexo po ashtu 'Rikthehet' skena Zidane-Materazzi: Nicolas Pepe godet me kokë lojtarin e Leeds - pason kartoni i kuq

Gjyqtari Anthony Taylor më pas shikoi VAR-in dhe vendosi që të përjashtonte anëtarin e Arsenalit me karton të kuq.

Pas ndeshjes, Tierney iu afrua Aliovskit që t’i kërkonte sqarim, mirëpo Xhaka ishte aty dhe nuk lejoi të ndodhte ndonjë incident. /Telegrafi/