Telegrafi

Tiemoue Bakayoko fantastik në stërvitje me Francën, nuk është çudi pse Chelsea dhe Unitedi e duan (Video)

Mesfushori Tiemoue Bakayoko i cili është ftuar nga Përfaqësuesja e Francës ka treguar pse Chelsea dhe Manchester Unitedi janë aq shumë të nervozuar me atë.

22-vjeçari ka qenë thjeshtë fantastik në stërvitjen e fundit të Francës duke shënuar disa gola të bukur.

Francezi ka qenë vendimtar në suksesin e Monacos këtë sezon, duke u paraqitur në 41 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

Fatkeqësisht për atë është shumë e vështirë të luajë me Francën pasi në mesfushë janë dyshja e konfirmuar Blaise Matuidi dhe N’Golo Kante. /Telegrafi/