Youri Tielemans është njëri nga mesfushorët më të mirë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.
Mesfushori belg ka shkëlqyer viteve të fundit në Angli dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane.
Megjithatë ai ka kontratë deri në vitin 2023 me Leicesterin dhe nuk ka pranuar rinovimin me ta.
‘Dhelprat’ i kanë ofruar kontratë deri në vitin 2026, por belgu nuk e ka pranuar atë.
Kësisoj skuadra angleze ka vendosur ta nxjerr përfundimisht në shitje mesfushorin duke larmuar skuadrat e mëdha.
Arsenal, Chelsea, Man City, Barcelona, Real Madrid dhe Borussia Dortmund janë skuadrat e interesuara për shërbimet e belgut.
Leicester është gati ta lejoj largimin e tij nëse vije oferta prej 40 milionë eurove./Telegrafi/