Këngëtarja e njohur Tuna Sejdiu dhe i dashuri i saj Patrisi janë bërë sot (e martë) prindër për herë të parë.
Në jetë erdhi djali i tyre i parë, të cilin çifti e pagëzuan me emrin Tian.
Përveçse një emër i shkurtër dhe i veçantë, tek fansat menjëherë u zgjua kureshtja për kuptimin e tij.
Në fakt emrin Tian duket ta ketë prejardhjen nga mitologjia kineze, dhe ka disa kuptime.
Në gjuhën mandarine Tian ishte sinonim i “parajsës në qiell”, kurse si emër përdoret shumë si muzë e “hyjnores” në poezinë romantike kineze.
Në aspektin religjioz kinez, Tian ishte perëndia që mbretëronte mbi Zotat më të vegjël dhe qeniet njerëzore. nga ku edhe termi “Tian” në kinezisht, do të thotë “hyjni” ose “mbizotërues”. /Telegrafi/