Roma është duke punuar fuqishëm në tregun e transferimeve, pasi duan ta ndërtojnë një skuadër të fuqishme që lufton për trofe.
Pasi tanimë kanë zyrtarizuar afrimin e Houssem Aouar, Roma ka siguruar edhe shërbimet e qendërmbrojtësit francez Evan N’Dicka.
Ndërkohë një tjetër transferim i madh nga Giallorosët pritet të jetë ai i sulmuesit italian Gianluca Scamacca që ka shkëlqyer në Serie A, por nuk u përshtat me futbollin në Angli.
Scamacca dëshiron rikthimin në Itali dhe drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto ka udhëtuar drejt Londrës për të mbyllur marrëveshjen me West Hamin për afrimin e sulmuesit italian.
Calciomercato ka raportuar se pritet huazimi i Scmaccas në kryeqytetin italian me Romën që do ta ketë të drejtën e blerjes pas një viti.
24-vjeçari ka pranuar të rikthehet në Serie A dhe zgjedhja e tij është Roma ku i siguron një fanellë titullari.
Scamacca e ka nisur karrierën te Roma, por në vitin 2015 si 16-vjeçar ishte larguar në drejtim të PSV Eindhoven, derisa tani do të rikthehet në shtëpi ku synon të lë gjurmë me ekipin e parë të Giallorosëve. /Telegrafi/