Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Ilir Shaqiri, ka sjell një interpretim të veçantë të “Ti Shqipëri o mall i zjarrtë”.
Siç tashmë njihet për vokalin e fuqishëm, Shaqiri projektin e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Ai vjen me një këngë madhështore dedikuar Shqipërisë, teksa edhe pak ditë kremtohet Dita e Flamurit.
Për të realizuar këtë këngë të mahnitshme, artisti i njohur ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të muzikës shqipe.
Orkestrimi dhe muzika e këtij projekti u realizua nga Edmon Zhulali, ndërsa si xhirues dhe mjeshtër montazhi ishte Blerdi Malushi.
Protagonistë të klipit po ashtu ishin edhe Hana Zurapi e Ensar Ismaili, ndërsa qëndruan prapa këngës edhe Samir Jashari, Sumeja Zurapi, Qerim Ismaili, Besmir Mahmuti, Rexhep Ismaili, Ibrahim Ismaili.
Projekti tashmë gjendet i lansuar edhe në platformën e popullarizuar, YouTube.
Iliri përkundër se viteve të fundit ka qenë më pasiv në muzikë, ai vazhdon të admirohet nga publiku për karrierën e bujshme shumëvjeçare. /Telegrafi/