Site icon Telegrafi

A do t’i publikojë ‘bombat’ LSDM-ja edhe para zgjedhjeve? Kjo është përgjigjja

Publikimi i përgjimeve në Maqedoni e çoi vendin në krizë të thellë politike dhe tërësisht e ndryshuan realitetin politik në Maqedoni. Pas ‘bombave’ u krijua edhe Prokuroria Speciale Publike e cila duhet të punojë për përgjimet dhe të ngre padi, duke u bazuar në këto përgjime, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nëpër mediume sot në Maqedoni është shpërndarë informacioni se LSDM-ja opozitare do të publikojë ‘bomba’ edhe në këtë fushatë parazgjedhore.

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me burime brenda LSDM-së për të kuptuar të vërtetën rreth ‘bombave’.

”’Bombat’ janë në dorë të Prokurorisë Speciale Publike dhe Prokurorisë Themelore publike dhe ne nuk mundet që t’i marrim dhe t’i publikojmë para zgjedhjeve” thotë burimi i Telegrafit brenda LSDM-së./Telegrafi/

Exit mobile version