Site icon Telegrafi

“Ti nuk meriton respekt” – Alba përplaset ashpër me Monikën

Dy banoret e Big Brother VIP Kosova, Monika dhe Alba sot kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën gjatë ditës së sotme.

Alba e akuzoi Monikën se ajo është duke u sjellur keq me Santianën dhe kërkesat e saja ndaj banores.

“Edhe me mua kështu je sjellur”, i tha Alba, Monikës, derisa ajo i tha se as emrin nuk ia kishte përmendur asnjëherë.

“Mu ma ke përmendur emrin disa herë me Azemin dhe Lindën. Unë të buzëqeshi për respekt, po tash nuk të buzëqeshi më, ti nuk meriton respekt, kur nuk e vlerëson një gjë që e bëj për respekt”, u shpreh tutje Alba.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Kosova

Ndërkohë nuk ka munguar as reagimi i ashpër i Monikës, e cila e quajti Albën fallco.

“Buzëqeshjen e ke fallco, unë ia kam dal me pak, nuk viktimizohem, mos ma përmendi mu këtë fjalë”, ka thënë Monika në anën tjetër.

Kujtojmë që debatet mes banorëve në shtëpinë e famshme kanë qenë të tensionuara
përgjatë ditëve të fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version