Site icon Telegrafi

“Ti me mua ke hy në gjynah” – Valbona Mhilli ironizon Laert Vasilin pas ‘goditjes’ që ia bëri në spektakël

Një veprim i Laert Vasilit në Prime ka ndezur të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ai mbrëmë (e shtunë) vendosi që të largohej nga një lojtar i vetëm me Valbona Mhillin dhe të shkonte në një nominim kokë me kokë me të.

E kjo natyrisht se nuk u prit mirë nga gazetarja, e cila ka shprehur një pëlqim për të dhe krijoi një afrimitet të madh me aktorin.

Foto: Screenshot/Instagram

Derisa po qëndronin sot (e diel) në oborr, në sfond dëgjohet një këngë e Lyrical Son, MC Kreshës dhe Ledrit “Menemadhe”, ku vargjet e së cilës i shfrytëzoi Valbona për ‘diss’.

Deklarata e Ronaldos 'ndez' debat: Nëse Egli s'do ishte posesive, do ishte ende me Olsi Bylykun
Lexo po ashtu Deklarata e Ronaldos 'ndez' debat: Nëse Egli s'do ishte posesive, do ishte ende me Olsi Bylykun

“Të përshëndes Laert, hajde Laert. Ti me mua ke hy në gjynah, çdo natë në ëndërr ke me më pa”, i tha ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

E nga ana tjetër Laerti u mundua që ta injoronte këtë moment, ku në oborr ishte edhe Gjesti me Eglin.

Pritet të shihet se kush do të dalë nga ky televotim i fortë i së martës. /Telegrafi/

Exit mobile version