Site icon Telegrafi

A do t’i mbathnit edhe ju? Balenciaga sugjeron çizme të mëdha

Balenciaga prezantoi së fundmi koleksionin e saj të vjeshtës 2024 në Los-Angeles

Nën udhëheqjen krijuese të Demma Gvasalia-s, brendi i modës Balenciaga është profilizuar si një nga liderët në botë në “dizajnin e shëmtuar”.

Për vjeshtën e ardhshme sugjeron çizme në disa variante ngjyrash, të dekoruara me taka super të holla.

Fanset do të mund t’i blejnë ato për 1.690 euro në dyqanin e tyre të internetit.

Në revynë e modës të mbajtur në Los -Angeles këto çizme prezantohen në kombinim me një xhup prej pelushi të të njëjtit ton, transmeton Telegrafi.

Emri i kësaj çizme është Alaska Faux fur dhe vjen në ngjyrë bezhë dhe rozë.

Ashtu si shumë krijime të tjera të brendit, edhe ky prezanton dizajnin nëpërmjet prizmit të karikaturës. Pjesa e përparme shumë e madhe është në kontrast me një thembër si shkopth.

/Telegrafi/

Exit mobile version