Telegrafi

“Ti më ke goditur mua” – Meti flet me Blerandon për incidentin që çoi në përjashtimin nga Big Brother

Meti Alshiqi ka hyrë sonte (e hënë) për 24 orë në Big Brother VIP Kosova 2.

Ai u përjashtua nga ky reality shou për shkak të një incidenti që kishte me Blerandon.

Dyshja kanë diskutuar sërish me njëri-tjetrin, duke u sqaruar për atë që ndodhi.

Foto: Screenshot/YouTube

“Ti ke ardhur dhe më ke thënë te veshi, mos u prek se prej nesër do të luaj”, tha fillimisht Meti.

Ai më pas shtoi: “Lojë bre është, pse mos me lujt. A lun keq a mirë, aty e gjykon publiku”.

Lexo po ashtu “Kur nuk të do familje jote nuk të do as kojshia” - Meti Alshiqi flet pas frazës virale në Big Brother

Blerando nga ana tjetër shtoi: “Rasti ka qenë rast, nuk ka qenë puna për të sulmuar”.

Foto: Screenshot/YouTube

Prezantuesi më pas ia ktheu: “Nuk kam pasur çfarë të them se ia kam lënë publikut të gjykojë, unë nuk të kam goditur, vetëm të kam shtyrë. Nuk ka qenë me tendencë”.

Në lidhje me këtë ishte publikuar edhe një video, në të cilën u tha se Meti e goditi në stomak Blerandon. /Telegrafi/