Të enjten, vëllai i madh iu ka organizuar banorëve darkën e nominuarve.
Ledi Vokshi, Brikenda, Shqipnja, Blerando, Buci dhe Meti Alshiqi kanë diskutuar me njëri-tjetrin.
Në një moment Buci dhe Blerando kanë debatuar me njëri-tjetrin, duke kujtuar disa nga debatet që kanë ndodhur në shtëpi gjatë këtyre ditëve.
Blero teksa ka diskutuar me Bucin, ia ka kujtuar atij se si i është drejtuar Bleros me një gjuhë të jo përshtatshme, duke e prekur në familje.
“Ti ki fol i pari për familje, i ke thënë Bleros as nëna jote nuk të do”, i ka thënë Blerando-Bucit.
Njëri nga të nominuarit do të largohet këtë të premte nga shtëpia më e famshme në Kosovë. /Telegrafi/