Telegrafi

“Ti je” vjen së shpejti nga Dion, artisti i ri premtues në rrymën hip-hop (Foto)

Estrada muzikore shqiptare dita-ditës po pasurohet me shumë emra të cilët po i bashkohen skenës.

Njëri ndër ta është edhe artisti i ri Dion Jëlliqi, i cili së shpejti do të publikojë me projektin e tij të parë muzikor, këngën dhe klipin “Ti Je”.

Kënga e tij e re është punuar në studion e këngëtarit Blero, i cili e ka edhe nën menaxhim artistin e ri.

Përkundër moshës së re, Dion duket të jetë një emër mjaft premtues në rrymën hip-hop.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ai i ka prezantuar fansat me një nga skenat e klipit të ri, për të cilin po kujdesen XL Films.

“Ti Je”, do të jetë projekti pasues i këngës “1 shans”, të cilën rap-artisti i ri, e publikoi para ca muajsh. /Telegrafi/