Site icon Telegrafi

“Ti je i vdekur për mua” – Rita Ora e zemëruar me Keith Urban pasi e bllokoi në audicionet e ‘The Voice Australia’ për të marrë njërën nga konkurrentet në ekipin e saj

Gjërat nuk shkuan edhe aq mirë në “The Voice Australia” të hënën në mbrëmje.

Një Rita Ora e zemëruar u përball me Keith Urban pasi ajo u bllokua nga rekrutimi i konkurrentes, Chantel Cofie, në ekipin e saj.

Secili trajner ka dy ‘blloqe’ që mund t’i përdorin fshehurazi gjatë audicioneve këtë vit, që do të thotë se ata janë në gjendje të bllokojnë një trajner tjetër që të mos ketë këngëtaren që ata duan.

Rita Ora (Foto: YouTube)

Chantel, 23 vjeçe, u bëri përshtypje të katër trajnerëve teksa këndoi këngën e saj origjinale të vitit 2020, e frymëzuar nga vdekja e George Floyd dhe për padrejtësitë që njerëzit me ngjyrë përballen çdo ditë.

Sidoqoftë, ndërsa trajnerët filluan të thërrasin që artistja të bashkohej me ekipet e tyre, këngëtarja e “Let Me Love You” u bllokua që të mos e merrte atë në ‘Ekipin Rita’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

“Në bazë të fjalëve të Boy George të sezonit të kaluar, ti je i vdekur”, tha Rita duke u përpjekur të kuptonte se kush e bllokoi atë.

“Ua, janë fjalë të forta”, u përgjigj trajneri Guy Sebastian, para se të pyeste: “Kush e bëri bllokun?”.

‘Ishte ti apo jo?’ Rita pyeti Keith, i cili filloi të buzëqeshë.

https://www.youtube.com/watch?v=fweWe0dxr18&ab_channel=Jake

‘Më ke bllokuar apo jo?’ pyeti ajo edhe një herë ndërsa ai vazhdoi të qeshte.

‘E dija! Ti më bllokove!’.

“Dëgjo jam e zemëruar, por kjo nuk kundërshton se ishte një nga audicionet më të mira që kam parë”, i tha Rita këngëtares.

“Ju keni nevojë për dikë që do të bëjë gjithçka për ju, dhe unë e bëra”, shtoi Rita.

Rita Ora (Foto: YouTube)

Keith më pas u përpoq të tërhiqte Chantel mbi ekipin e tij, para se ajo të vendoste të shkonte me Guy Sebastian. /Telegrafi/

Exit mobile version