Telegrafi

“Ti je ajri në frymën time”, aktori Ian Somerhalder publikon një fotografi nudo të gruas së tij kur ishte shtatzënë

Foto: Getty Images

Aktori i njohur Ian Somerhalder ndau me fansat në rrjetet sociale një fotografi të gruas së tij, Nikki Reed gjatë kohë sa ajo ishte shtatzënë.

Këtë fotografi, ai e publikoi për nderë të Ditës së Nënës, shkruan DailyMail, transetom Telegrafi.

Ylli i “Vampire Diaries”, shfrytëzoi rrjetin social Instagram për të ndarë me fansat këtë fotografi e cila shfaq Nikkin, 29 vjeçe, plotësisht lakuriq, duke mbuluar gjoksin e saj me krahun e majtë ndërsa dora e djathtë mbështetet në barkun e saj të rrumbullakosur.

Nikki Reed pozoi nudo gjatë shtatzënisë

“Nicole, ti je ngrohtësia e diellit, ti je drita e hënës, ti je ajri në frymën time dhe toka nën këmbët e mia”, ka shkruar aktori në mbishkrimin e fotografisë.

‘Unë jam aq mirënjohës për ty, për sakrificën, durimin, vullnetin dhe forcën e madhe për të rritur, ushqyer dhe shtyrë këtë engjëll të vogël drejt botës”, vazhdon tutje ai.

Ian Somerhalder dhe Nikki Reed (Foto: Getty Images)

Ian, i cili luajti rolin e Damon Salvatore në dramën e “Vampire CW”, përfundoi mesazhin e tij duke i uruar Nikkit një ditë të lumtur të Nënës

“Gëzuar ditën e parë nënën mjaltë,” shtoi ai.

Aktori Ian Somerhalder dhe bashkëshortja e tij u bënë prindër të një vajze në korrik të vitit 2017, të cilën e pagëzuan me emrin Bodhi Soleil. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)