Vullneti dhe Xheneta ishin duke diskutuar për ngjarjet e fundit në shtëpi ndërsa pastronin bashkë hapësirën e banjove.
Gjatë kësaj bisede, Sara kërkoi që të lajë duar, por Xheneta ia ktheu menjëherë me një kunjë: “Mos harro me dëgju pak tek dera.” Sara, duke e kundërshtuar, i përgjigjej: “Nuk jam si ty unë.”
Ky shkëmbim i fjalëve çoi në një debat të fortë mes tyre, ku Sara i kërkoi Xhenetës të mos i shesë moral: “Ti nuk mund të më shesësh mua moral e as askujt, je parë ti deri tani se si je”.
Xheneta, nga ana tjetër, u përgjigj me një deklaratë që thelloi më tej tensionin: “Unë di gjëra shumë për ty dhe kjo po të frikëson ty.”
Debati mes tyre u përshkallëzua dhe tensioni arriti kulmin, pasi të dyja diskutonin fytyrë më fytyrë, duke e bërë situatën më të ndërlikuar dhe të rënduar. /Telegrafi/