Site icon Telegrafi

A do t’i bashkohet Xhevat Bislimi, Vetëvendosjes?

 

Njëri nga themeluesit e NISMA-s për Kosovës, njëherësh sekretar për marrëdhënie me publikun i kësaj partie, Xhevat Bislimi, ka dhënë dorëheqje nga subjekti që drejtohet nga Fatmir Limaj.

Bislimi ka treguar arsyet e largimit, duke thënë se drejtuesit e këtij subjekti e kanë shndërruar iniciativën NISMA në një organizim komunal me karakteristika farefisnore.

Kulmi ka qenë koalicioni me AAK-në dhe prishja e opozitës gjë që e ka cilësuar “tinëzare” dhe të dëmshme.

Qëndrimet  e Bislimit shihen ne linjë me ato të VV-së, dhe për shumë kë ai është parë si i afërt me subjektin e Visar Ymerit.

Por i pyetur  nga Gazeta Blic se a do t’i bashkohet Vetëvendosjes, Bislmi ka thënë se nuk ka vendosur për këtë gjë.

“Vendimin për t’u larguar nga iniciativa NISMA e kam bere publik… Vendimin për t’u angazhuar apo për te shkuar ne ndonjë subjekt politik nuk e kam marr akoma…”

Exit mobile version