Policia njofton se janë thyer disa dritare të zyrës së Bashkimit Evropian në Shkup. Incidentin e ka paraqitur një polic mbrëmë në orën 01:45, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga policia thonë se person i panjohur i cili ka qenë i dehur, me gurë ka thyer xhamat e zyrës së Bashkimit Evropian. Policia gjithashtu thekson se është arrestuar personi i dyshuar S.M (47), nga Shkupi dhe po punohet për të zbardhur rastin plotësisht./Telegrafi/