Site icon Telegrafi

Thyhet Selia e PDK-së në Therandë

Sot në orët e mëngjesit është gjetur e thyer dera e Zyrës së Degës së PDK-së në Sukarekë.

Policia është njoftuar për rastin, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë masat e nevojshme për rastin.

Lajmin e ka bërë të ditur dega e PDK-së në Suharekë.

“Sot në orët e mëngjesit është gjetur e thyer dera e Zyrës së Degës së PDK-së në Therandë. Menjëherë është njoftuar Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë masat e nevojshme për rastin. Gjithashtu nga vendi i ngjarjes janë marrë nga policia në cilësinë e provave disa materiale me të cilat po merren organet e hetuesisë. Kjo është hera e dytë brenda pak kohësh që ndodh thyerja e Selisë sonë në Therandë, prandaj ftojmë organet kompetente që të zbardhin rastin dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e PDK-së./Telegrafi/

Exit mobile version