Baby Shark, një këngë mjaft tërheqëse e regjistruar nga kompania e Koresë së Jugut Pinkfong, është bërë videoja më e shikuar ndonjëherë në YouTube.
Kënga tani është luajtur 7,04 miliardë herë, duke tejkaluar rekordmenin e mëparshëm Despacito, këngën latine të këngëtarit Luis Fonsi, transmeton Telegrafi.
U deshën katër vjet që Baby Shark të ngjitej në krye të klasifikimit në YouTube, por kënga në të vërtetë është shumë më e vjetër se kaq.
Mendohet se ka origjinën në kampet verore të SHBA-së në vitet 1970.
Një teori thotë se ajo u shpik në vitin 1975.
Ka edhe versione ndërkombëtare – përfshirë Bebe Requin franceze dhe Kleiner Hai gjermane, i cili u bë një hit i vogël në Evropë në vitin 2007. /Telegrafi/