Rekordi i Ajaxit që ishte vënë 44 vite më parë, për shënimin e 26 fitoreve radhazi është thyer.
Skuadra skoceze e East Kilbride, është ajo që e arriti një gjë të tillë, pas fitores 3-1 me BSC Glasgow në Loeland League.
Hughes shënoi dy herë dhe Ross McNeil ishin ata që i dhanë fitoren skuadrës së East Kilbride, që shënoi fitoren e 27 radhazi në kampionat, për të lënë pas skuadrën holandeze që në sezonin 1971-1972 regjistroi serinë e 26 sukseseve radhazi në Eredivisie.
“Edhe pse keq qër Ajaxit, unë e urojë East Kilbride FC për arritjen e mahnitshme prej 27 fitoreve radhazi dhe thyerjen e rekordit të Ajaxit. Birrat i keni nga ne. Në fakt 27. Gëzuar djema”, ka shkruar ish portieri i Ajaxit, Juventusit dhe Manchester United.
Vlen të theksohet se East Kilbride është pjesë e divizionit të pestë në kampionatin skocez, që përbëhet nga 16 skuadra, kështu që rekordi i Ajaxit mbetet ende në fuqi për klubet e kampionateve më të rëndësishme evropiane. /Telegrafi/